Nga Erjon Braçe

Të perdoren president, te perdoren!

Jane mjeshtra ne kete leme; Lajne gjithnje produktin e Sistemi kriminal ne futboll, me nje “te madh”!

I nderuar President, kete here ju perdoren ju!
Per te gjithe ne qe e ndjekim pasionin, pa asnje diskutim qe kjo eshte e rende!

Po me pyesni c’eshte ky SISTEM?!

Po mundohem tua spjegoj;
Eshte ai qe ka krijuar presidenti i FSHF, te cilin e egzekuton ky “sekretari” i tij-ne foto majtas,
e permes te cilit-SISTEMIT, percaktohet para e gjate gares, kush del kampion, kush fiton kupen e Republikes, kush luan ne Evrope e kush bie nga Superliga.

Duhet te ishin gara te drejta e te ndershme, te dyja-ajo e Superliges dhe ajo e Kupes;
Pa me te voglin diskutim qe Presidenti i Republikes mund ta nderonte dhe reklamonte nje gare te tille.

Por a e pate dje ndeshjen ne fund te se ciles ju dhate medaljet dhe kupen?

Ishte paravendosur dhe u vendos ne fushe nga arbitrat e SISTEMIT!!
Nje skandal i pare gjeresisht ne garat e ketij SISTEMI!!

Ishte fundi perfekt ku SISTEMI i dha mesazhin e qarte kujtdo:
FITON AI QE VENDOSIM NE, ASKUSH TJETER VEC NESH!

Kurre gara sportive, e drejte dhe e ndershme!
E pashe me kuriozitet ndeshjen jo prej cilesise, as prej jush me thene te drejten,
por sepse doja te shihja se si do sillej SISTEMI ne pranine tuaj; Ke do te zgjidhte, troc!

Zgjedhja e bere ishte rutina e SISTEMIT!
Ja thane qarte Lacit, mberritur aty me merite sportive-eleminoi Kuksin:
MERITA SPORTIVE NUK VLEN, KETU FITON AI QE DUAM NE!

Une e di,
kjo Republika jone shpesh eshte hem e padrejte, hem e pandershme!

Por jo edhe ketu apo deri ketu; Ju mund ti varni medaljen ne qafe kujtdo, edhe dy “doktoreve” qe UEFA i shquan si “doktoret e trukimeve”, por ajo medalje nuk ua heq kete nam, perkundrazi, juve u vendos ne nje siklet te madh!

TE GJITHE KETA JANE TALLUR ME JU PRESIDENT, KEQ MADJE!

Njesoj sic tallen cdo jave me qindra mije shqiptare qe vijojne e ndjekin gjithnje e me pak futbollin, garen!

Nuk dhate nje medalje merite dje, President!

Dhate nje medalje per SISTEMIN!

Sa keq! Shume keq!