Real Madridit nuk do t’i mjaftojë vetëm blerja e Eden Hazardit, pasi sipas gazetarit të televizionit francez, Canal +, Philippe Carayon, gjiganti spanjoll do të tentojë ta transferojë edhe Mohamed Salahun. Real Madridi do të përpiqet ta joshë Mohamed Salahun e Liverpoolit, menjëherë pasi ta ketë zyrtarizuar transferimin e Eden Hazardit nga Chelsea gjatë afatit kalimtar veror, sipas Carayon nga Canal +.

Besohet se Hazard tashmë ka arritur marrëveshje me Madridin dhe thuhet se gjiganti spanjoll do t’i paguajë Chelseat plot 100 milionë euro për të. Po ashtu, raportohet se Reali ka arritur marrëveshje edhe me Frankfurtin për transferimin e Luka Jovicit për 60 milionë euro. Por, Carayon këmbëngul se Madridi e do edhe Salahun.

“Siç e dimë, Real Madridi është në proces të ndërtimit të ekipit dhe pasi e ka kompletuar blerjen e Hazardit , Zinedine Zidane do të tentojë ta blejë edhe një sulmues tjetër të madh, Mohamed Salahun”, tha Carayon në Canal +.