Pas shiut që u bë protagonist ditën e djeshme në grand slemin e Roland Garros, janë luajtur sot takimet e radhës së turneut parizien. Maria Sharapova ka avancuar më tej, pas fitores 2-1 (6-1, 4-6, 6-3) ndaj holandezes Richel Hogenkamp. Edhe pse fali një set, tenistja ruse ishte superior në fushë, duke e merituar fitoren.

Një biletë për në raundin e dytë siguroi edhe tenistja spanjolle Garbine Muguruza, numri 7 në botë, që eliminoi rusen Svetlana Kuzentsova, duke fituar 2-0 (7-6, 6-2). Më tej shkojnë edhe dy teniste australiane, Daria Gavrilova (mundi 2-1 rumunsen Cirstea) e Samanta Stosur (mundi 2-0 belgen Wickmayer).

Asnjë surprizë edhe te meshkujt, pasi numri 1 në botë, spanjolli Rafael Nadal mundi 3-0 italianin Simone Bolelli (6-4, 6-3, 7-6), një ndeshje që ditën u parë u ndërpre në mes për shkak të shiut. Sot, Nadal rikuperoi disavantahzin 0-3 që kishte në setin e tretë, duke fituar 7-6 në “tie break”.

Në raundin e dytë është kualifikuar edhe kroati Marin Cilic, numri 4 në botë, që mundi 3-0 (6-3, 7-5, 7-6) australianin J.Duckëorth. Amerikani John Isner fiton derbin me N.Ruybin, duke fituar 3-0, ndërsa afrikano-jugori Kevin Anderson eliminoi italianin Lorenzi (fitoi 3-0). Më tej avancojnë edhe britaniku Kyle Edmund e kanadezi mDenis Shapovalov.