Një amerikane është arrestuar në Filipine pasi dyshohet tentoi të fluturonte jashtë vendit me një foshnje në çantën e dorës. 43-vjeçarja u kap me fëmijën në çantën e saj në Aeroportin Ndërkombëtar Ninoy Aquino në Manila mëngjesin e së mërkurës.
Foshnja ishte vetëm 6 ditësh. Sipas autoriteteve, gruaja dukej se do udhëtonte vetëm dhe ka paraqitur vetëm pasaportën e saj personale.
Por kur personeli i aeroportit inspektoi valixhen e saj, gjetën foshnjën brenda. “Nuk kishte asnjë dokument udhëtimi të foshnjës,”-tha një zëdhënës policia. Gruaja pretendoi se ishte tezja e foshnjës por nuk kishte asnjë provë për këtë.