Instituti i Ndërtimit brenda kësaj jave mbyll akt konstatimet për të gjitha objektet e dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit për qarkun e Tiranës, Durrësit dhe Lezhës.
Drejtori i Institutit të Ndërtimit, Agron Hysenlliu, thotë se deri më tani janë nxjerrë akt-konstatime që përcaktojnë nëse godinat e verifikuara janë të banueshme apo jo në momentin fillestar. Por kur do të kemi një raport përfundimtar se sa objekte do shemben dhe sa do riparohen?
Hysenlliu thotë se ekspertët po vlerësojnë se cilat godina mund të riparohen dhe cilat jo. Pas nxjerrjes së raporteve përfundimtare do të nisë puna edhe për riparimin e dëmeve të lehta në pallate dhe shtëpitë private.