Bashkia e Elbasanit është solidarizuar me banorët e prekur nga tërmeti në Korçë duke vendosur akordimin e gjysmës së fondit të emergjencave si ndihma për ta. Këshilli Bashkiak i Elbasanit miratoi një fond prej 3 milion lekësh të cilat do t’i kalojnë Bashkisë së Korçës për rindërtimin e shtëpive të shembura.

Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, kryetari i bashkisë, Qazim Sejdini ka thënë se bashkia e Elbasanit gjithmonë ka qenë e gatshme dhe është solidarizuar në raste të tilla emergjence. Fondi i akorduar do të ndihmojë kryesisht zonën e Floqit, por edhe zona të tjera të prekura si në Devoll dhe Ersekë.