Ministrja e Kulturës Elva Margariti ka takuar sot përfaqësuesit e TRADUKI dhe Pro Helvetia, Angelika Salvisberg dhe Andrej Lovsin për bashkëpunime të mëtejshme në fushën e librit.
“Projekte të përbashkëta na presin: panaire, workshop-e, rezidenca, çmime letrare. Gjithçka për të promovuar sa më mirë letërsinë shqipe jashtë kufijve”, – shprehet ministrja Margariti.
Ministria e Kulturës e ka shpallur muajin tetor si muaj të leximit duke organizuar Fushatën Kombëtare të Leximit, nën moton “Takohemi për një Libër”. Kjo fushatë leximi synon të orientojë shoqërinë, në veçanti brezin e ri, drejt kulturës së të lexuarit. Pjesë e kësaj fushate janë edhe projektet e mbështetura nga Ministria e Kulturës si: “Tirana lexon”, “Sabbat”, “Festivali letrar për të rinj” dhe “Të lexojmë qytetin”.