Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar sot presidenten e “Heritage Foundation”, Kay Coles James dhe bashkëpunëtorët e saj, për të cilën ka theksuar se i është shumë mirënjohës që kërkesa për mbështetje konkrete për procesin e themelimit të ushtrisë dhe arritjes së marrëveshjes përfundimtare me Serbinë, hasi në mirëkuptim të plotë.

“Ishte kënaqësi e veçantë të bashkëbisedoj me presidenten e “Heritage Foundation”, Kay Coles James dhe bashkëpunëtorët e saj. Si një prej fondacioneve më prestigjioze në Amerikë dhe në nivel botëror, për ne është e rëndësishme mbështetja që ofron dhe ekspertiza profesionale për proceset aktuale të vendit tonë. Jam shumë mirënjohës që kërkesa ime për mbështetje konkrete për procesin e themelimit të ushtrisë dhe arritjes së marrëveshjes përfundimtare me Serbinë, hasi në mirëkuptim të plotë. Mbështetja amerikane për Kosovën mbetet e pazëvendësueshme dhe ne jemi përgjithmonë mirënjohës”, tha Thaçi.