Pavel Durov, themeluesi i aplikacionit të komunikimit “Telegram” lëshon akuza të rënda në drejtim të kompanisë rivale WhatsApp, duke thënë se përgjon përdoruesit.

Sipas tij aplikacioni WhatsApp jo vetëm që nuk bën asgjë për të mbrojtur përdoruesit e vet, por shërben si një spiun për të përgjuar fotografitë dhe datat;

“Nëse nuk jeni dakort me faktin që të gjitha fotografitë dhe mesazhet tuaja mund të bëhen publike një ditë, atëherë duhet të fshini WhatsApp nga telefoni”, tha Pavel Durov në kanalin e tij me 335 mijë ndjekës në Telegram.

Numri i përdoruesve të “Telegram” është rreth 200 milionë përdorues aktivë mujorë, përkundrejt 1.6 miliardë për WhatsApp.

Sipas “Forbes”, Durov u bë i famshëm për shkak të kundërshtimit të tij nga hetuesit e policisë ruse, kur ata kërkuan çelësat e sigurisë për të zhbllokuar mesazhe në një telefon që i përkiste dikujt në vitin 2017.

Ai tha në maj se WhatsApp nuk do të ishte kurrë i sigurt, pas një shkelje tjetër të sigurisë dhe kërkoi një përmirësim të aplikacionit.

Në atë kohë, Durov sugjeroi që FBI mund të ketë detyruar WhatsApp ose Facebook të përfshijë prapaskenat e një ngjarjeje në Rusi, nëpërmjet hyrjeve të fshehta përmes encryption ËhatsApp.

Në mars të vitit 2019, Telegram tha se fitoi 3 milion përdorues në 24 orë dhe Facebook, Instagram e WhatsApp pësuan shkelje të sigurisë.

Për shkak të cënimit të privatësisë, shumë aktivistë dolën në rrugë dhe protestuan duke shfaqur Durov me pamjen e një shenjtori.