Të gjithë e dinë marrëdhënien e ngushtë midis dy moderatoreve më të spikatura në Top Channel, Arbana Osmanit dhe Xhemi Shehut. Ata kalojnë shumë momente bashkë dhe e kanë treguar me kohë miqësinë e tyre të veçantë, por një komentuseje Xhemi nuk i duket aspak e sinqertë. Në një foto të publikuar nga Arbana Osmani, Xhemi Shehu shkruan: “E shef sa mirë kur duron”.
Ndërkohë një ndjekëse i replikon Xhemit: “Se ça bën ca komente ti mi Xhemi. Gjithmonë sa herë poston Arbana ti dukesh sikur tallesh me thënë që ja të shkrujta meqenëse të kam shoqe s’të lashë pa shkruar gjë. Këto komentet e tua s’i hyn në punë asnjë shoqeje”.
Megjithatë, ky koment nuk ka ‘shpëtuar’ pa marrë dhe një përgjigje nga Xhemi, e cila jo vetëm që nuk ndikohet nga këto fjalë, por me ironi i përgjigjet kështu: “Ti se di sa në punë më hyn ky komenti jot përshembull”.