Tifo-grupi “Tifozat Kuq e Zi” janë mbështetësit e gjithmonshëm të kombëtares shqiptare të futbollit dhe për asnjë moment nuk e kanë braktisur.
Por situata aktuale që po kalon përfaqësuesja jonë nuk iu pëlqen aspak tifozerisë, e cila ka përdorur platformën “Facebook” për të bërë një reagim.
Sipas tyre, që nga ardhja e Panuçit 14 muaj më parë, bilanci i kombëtares ka qenë i zi, siç citojnë ata dhe se personaliteti i trajnerit italian nuk është i duhuri, duke i quajtur deklaratat e tij arrogante dhe bombastike.