Para pak minutash është regjistruar një tjetër goditje tërmeti.

Sipas EMSC-së, lëkundja e regjistruar në orën 18:06 ka qenë me magnitudë 4.0 i Shkallës Rihter. Epiqendra është regjistruar në Detin Adriatik 18 km në veri të Shijakut, si dhe 33 km nga Tirana.

Operacionet e kërkim-zhvillimit në terren po bëjnë të pamundurën për të nxjerrë nga rrënojat qytetarët, të cilat dyshohen të jenë poshtë gërmadhave.