Një tërmet 3.6 ballë ka goditur pasditen e sotme në fshatin Lis të Burrelit.
Sipas të dhënave të IGJEUM, tërmeti ka rënë në orën 17:24 dhe ka qenë me thellësi 37 KM, 13 km larg Klosit.
Deri më tani nuk raportohen dëme materiale, ndërkohë që po vijon verifikimi i banesave dhe i godinave.