Një tjetër tragjedi emigrantësh është sinjalizuar nga UNHCR-ja në afërsi të brigjeve të Libisë. 114 persona rezultojnë të zhdukur në det.
Tragjedia erdhi për shkak të mbytjes së një anijeje me motobarke me 130 persona në bord. 16 prej tyre arritën të mbijetonin.
Ndërkohë dje, një tjetër rast i ngjashëm ëshë shënuar në afërsi të Zuaras. 63 persona u mbytën në det.
“Bëhet fjalë për dy mjete lundruese të ndryshme. Të mbijetuarit janë kthyer në bazën e anijeve në Tripoli”, saktësoi UNHCR-ja.