Është e rëndësishme t’i dëgjojmë më të vjetrit. Gjenerata e vjetër janë të mbushur me përvoja të mbushur dhe me mençuri – ata thjesht po presim që ne t’i pyesim për këshilla. Problemi është se shumica prej neve nuk pyesim. Ne shpeshherë supozojmë se i dimë të gjitha dhe kjo nuk është e vërtetë. Fatmirësisht, një studim ir i tani i ka zbuluar 20 këshillat më të mira nga gratë mbi moshën 50 vjeçare.

Studimi i kryer nga “Femal” ka zbuluar se 60% e femrave mbi moshën 50 vjeçare kanë thënë se do të dëshironin t’i kishin thënë vetes më herët të mos e shpenzojnë kot jetën. Një pjesë tjetër kanë thënë se jeta është shumë e shkurtë për të mos konsumuar karbohidrate, e disa tjera kanë thënë se gjithmonë duhet t’i besoni instinkteve që i keni në raport me meshkujt.

Sidoqoftë, këto janë top 20 këshillat nga gratë mbi moshën 50 vjeçare: – Jeta është shumë e shkurtë, prandaj shfrytëzojeni në maksimum – Qëndroni prezent në moment dhe vlerësoni gjërat e vogla – Perfeksioni nuk ekziston, andaj ndaloni së kërkuari atë – Nuk ka gjë më të rëndësishme sesa familja – Planifikoni për të ardhmen – Gjithmonë qëndroni të pavarur financiarisht – Kujdesuni për lëkurën

– Do t’ia dilni mbanë gjatë menopauzës – Gjërat materialiste nuk kanë rëndësi – Jeta është shumë e shkurtë për të mos konsumuar karbohidrate – Gjithmonë vendoseni miqësinë para romancës – Seksi përmirësohet me moshën – Martesat e dyta zakonisht janë më të mira – Besoni instinktit kur është fjala për meshkujt                 Mbi të gjitha këto, pothuajse të gjitha femrat (95%) besojnë me plot zemër në frazën se aq më e vjetër, aq më e mençur.