Ëndrrat janë shpesh të çuditshme dhe të pashpjegueshme dhe ndonjëherë mund të ndiheni keq me veten, sidomos kur bëhet fjalë për ato ku tradhtoni partnerin. Qetësohuni, ju nuk jeni njeri i keq, absolutisht.
Nëse shihni ëndrra sikur takoheni apo bëni seks me ish-të dashurin, kjo nuk do të thotë që ju dëshironi ta tradhtoni partnerin apo keni ende ndjenja për ish-in. Sipas psikologut Karin Anderson Abrell, këto ëndrra janë pak a shumë rezultat i një “udhëtimi” të trurit nëpër ditët e kaluara. Ato shkaktohen nga elemente të vogla që i referohen marrëdhënies së dikurshme; për shembull një kafene ku shkonin bashkë, një foto e tyre në Instagram etj. Pra, asgjë për t’u shqetësuar.
Nëse shihni në ëndërr sikur e tradhtuat partnerin me një njeri të rastësishëm, me shumë mundësi është ndonjë person që e keni parë në rrugë dhe ju ka tërhequr si fizik dhe kjo është krejt normale. “Njerëzit kanë frikë të flasin për këto ëndrra, por s’kanë pse. Nuk duhet të shqetësohen aspak”, shton Abrell.