Napoli ka arritur marrëveshjen me Celta Vigon për mesfushorin Stanislav Lobotka.
Ditën e djeshme në Madrid ka pasur një takim mes dy klubeve ku është arritur akordi për shitjen e kartonit të mesfushorit shkatërrues.
Akordi është arritur në formën e huazimit me të drejt blerje, Napoli do të paguajë menjëherë 3 milionë euro dhe 17 të tjera në fund të sezonit.
Labotka është një mesfushor agresiv që ngjason disi me aftësitë që ka treguar Gattuso si futbollist me fanellën e Milanit.