Pas transformimit rrënjësor, shkolla 9-vjeçare Podgorie në Korçë, rihapi dyert dje për 355 nxënësit e saj.

Kryeministri Edi Rama postoi sot një video në “Facebook” ku pasqyrohen ambientet e shkollës 9-vjeçare Podgorie në Korçë para dhe pas rikonstruksionit.

Falë investimit të qeverisë në kuadër të Programit Kombëtar të Rilindjes në Arsim, shkolla 9-vjeçare Podgorie në Korçë, rihapi dyert dje për 355 nxënësit e saj.

Janë rreth 10 mijë nxënës që këtë vit hyjnë në mjedise shkollash tërësisht të rindërtuara.

Me qëllim ndryshimin e infrastrukturës arsimore dhe modernizimin e kushteve të edukimit për nxënësit, qeveria rikonstruktoi 58 shkolla në të gjithë vendin.

Vlera totale e financimit shkon në 412,904,393 lekë.