Një pjesë e mirë e 300 qendrave shëndetësore që do të rindërtohen, të cilat prej shumë vitesh ishin lënë në harresë, i përkasin qarkut të Kukësit.
Kështu u shpreh kryeministri i vendit, Edi Rama pas mbledhjes së qeverisë. Ai tha se tashmë investimet për transformimin e Spitalit Rajonal të Kukësit kanë hyrë në një tjetër fazë.
“Sa i përket infrastrukturës shëndetësore sot pamë nga afër projektin dhe hyrjen në një fazë tjetër të transformimit të Spitalit Rajonal, do të kemi aty një investim të konsiderueshëm duke integruar aty edhe maternitetin dhe njëkohësisht kemi në kuadër të projektit të 300 qendrave shëndetësore të reja gjatë këtij mandati, disa prej tyre përkasin dhe këtij qarku”, – u shpreh Rama.