Vitin e kaluar, doli fort në skenë CBD, aq sa në tetor, YouGov raportoi se një në dhjetë Britanike kishte përdorur produkte që e përmbanin.

CBD është një përbërës jo-psikoaktiv që gjendet tek bimët e marihuanës, dhe ekspertët besojnë se popullariteti i tij do të rritet në vitin 2020 – do ta gjejmë në gjithcka duke nisur nga koktejet deri tek ushqimi.

“Kanabisi është sallata e re,” thotë Rich Woods, pronar i London’s Scout, që mban numrin 28 në listën e bareve më të mira në botë. Ai parashikon një të ardhme të ndritur për pijet e përzjera me vaj CBD, duke shtuar se “2020 do të vazhdojë të shohë këtë trend të shkojë lart dhe një numër më I madh baresh do të eksperimentojnë me të”.

Kjo vlen dhe për ushqimin sipas Annabel Wray dhe Victoria Knight nga Hakuna Foods, që furnizon industrinë e argëtimit. “Restorantet, kafenetë dhe dyqanet të cilat ofrojnë ushqim dhe pije që kanë në përmbajtje CBD , do të shtohen në numër. Por ne presim gjithashtu që të ketë edhe në supermarket një rritje të produkteve të përzjera me CBD si kafe apo ujë të gazuar“, thonë ato.

Chris Green, bashkëthemelues i Young Foodies, mendon se e gjithë kjo është pjesë e një tendence më të gjerë. “Konsumatorët po blejnë produkte që ngushtojnë hendekun mes ilaçeve dhe ushqimit, pasi ne po bëhemi gjithmonë e më të vetëdijshëm për rolin që luan ushqimi dhe pijet në mirëqenien tonë mendore,” arsyeton ai. Po cfarë do të ndodhë tjetër në lidhje me ushqimin gjatë 2020-tës?

Me njerëzit përherë e më të shqetësuar nga ndikimi mjedisor i ushqimit, kuzhinierët parashikojnë një rritje të konsumit të produkteve lokale dhe atyre të stinës. Chris Bavin, I emisionit Best Home Cook, beson se këtë vit, “vëmendja për ushqimin do të fokusohet tek produktet e stinës dhe prodhimi vendas.

Së pari, kujton ai, tregu I importit është më pak i parashikueshëm dhe kostot e tij më të larta, dhe së dyti, do të ketë më shumë ndërgjegjsim për ushqimet e prodhuara vetë. Shefi I kuzhinës Matt Tebbutt sheh gjithashtu në letrat e fatit një “tendencë të forta sezonale“. “Mendoj se kjo të bëhet shumë më e rëndësishme për një pjesë të gjerë të popullatës. Shpresoj që kjo do t`I japë nga ana tjetër edhe një mbështetje shumë të nevojshme prodhuesve të vegjël dhe fermerëve lokalë“, shprehet ai.

Mendohet të ketë gjithashtu një shtim të përdorimit të ushqimeve të detit, por me risi të tipit sallam salmon apo oktapodi ose proshutë me peshk shpatë e salcice me butakë. Është një trend që ka nisur në Australi, I cili sheh të përdoren produktet e detit në vend të mishit për përpunim, dhe njerëzit ngacmohen mjaft prej tij.

Pritet gjithashtu një rritje e ushqimeve me bazë bimore. Sipas të dhënave të Vegan Society, numri i vegjetarianëve në Britani është katërfishuar në 600,000 që nga viti 2014. Ata thonë se statistikat tregojnë që deri në 2025-së, vegjetarianët do të përbëjnë një të katërtën e popullsisë.

Do të forcohet gjithashtu këtë vit ndërgjegja për të ushqyerit e shëndetshëm. Njerëzit do të bëhen më të përgjegjshëm për mënyrën sesi ushqehen. Fokusi do të jetë tek formula: “më shumë proteina, më pak kalori“.

Do të ketë kërkesë më të madhe për kokteje frutash, por gatimi me shurupin e frutave nga ana tjetër do të reduktohet, sepse përmbajnë goxha sheqer.

Shihet një tendencë në rritje edhe për miellin alternative, me preferencat e shtuara për miellin e arrës së kokosit apo atë të qiqrave, ndërsa vëmendja të madhe ka marrë dhe mielli integral. Cdo gjë që shkon pra, gjithmonë e më shumë, drejt një ushqimi sa më të shëndetshëm, sepse është e qartë tashmë, që kujdesi mbi ushqimin që zgjedhim të përdorim, sa vjen e po shtohet!