Zjarr, shkatërrim dhe dhu në ndaj policëve dhe gazetarëve. Kjo panoramë nga protestat e opozitës në tre muajt e fundit dhe sidomos në mbrëmjen e së shtunës, dy net më parë ka fri.kësuar turistët e huaj që të vijnë në Shqipëri.

Altin Prenga i Mrizit të Zanave ka publikuar në faqen e tij në rrjetet sociale një mesazh të një turisteje gjermane , e cila pyet me shqetësim nëse mund të vijë në Shqipëri aktualisht, nisur nga situata politike që është krijuar nga opozita. “A mendoni se është e rrezikshme të udhëtoj tani në Shqipëri?” pyet turistja gjermane e frikësuar.

E ndërsa nuk zbulon identitetin e turistes, Altin Prenga i Mrizit të Zanave shkruan se “Këtij populli ishte shumë kollaj me shku me i marrë hangarin e të korrave, tash kan fillu me i shkatërru edhe arat e mbjella!”. Përpos gjithë të tjerave është ekonomia shqiptare ajo që po e pëson më shumë nga protestat e dhunshme, pasi jemi në prag të sezonit dhe turistët janë të frikësuar duke nguruar që të vijnë për pushime në vendin tonë.