Tre persona u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën sot gjatë shkëmbimit të zjarrit që u regjistrua në një qytet në jug të Turqisë, gjatë vizitës së një deputeti të partisë në pushtet në fushatë elektorale për zgjedhjet e 24 qershorit, raportuan mediat.

Përdorimi i armëve erdhi pas një zënke që përfshiu stafin shoqërues të deputetit, Ibrahim Halil Yildiz gjatë një vizite në qytetin Suruc, pranë kufirit sirian, sipas mediave.j.j