Turqia ka dhuruar makina të blinduara dhe ekuipazh sigurie për policinë Shqiptare. Sipas mediave turke, gjashtë makina të blinduara dhe 10 makina “Land Rover” i janë dhuruar zyrtarisht dje policisë sonë.Përveç makinave, Turqia ka dhuruar edhe pajisje që përdoren kryesisht nga ekipet e emergjencave, si maska kundra-gazi, anti-plumb, dhe pajisje të tjera mbrojtëse, raporton NOA.al.

Pajisjet që iu dhuruan Policisë Shqiptare, i prodhoi Kompania Turke “Otokar”.Autoblindat konsiderohet të një teknologjie të lartë, të kohëve të fundit, që mund të futen edhe në zona shumë të rrezikshme si dhe t’iu rezistojnë edhe shpërthimeve.