Kanë përfunduar zgjedhjet për kryetarin e degës së Partisë Demokratike Durrës. Ferdinand Xhaferri është zgjedhur kryetar i ri i degës së PD në qytetin bregdetar përballë Sokol Kapidanit. Monitorues i procesit zgjedhor ishte deputeti Oerd Bylykbashi, ndërsa pas shpalljes së fituesit nuk pati asnjë kontestim.

Gafat e Ferdinand Xhaferrit

Kreu i ri i PD për Durrësin ka lënë disa gjurmë në politikë përmes gafave të tij. Vite më parë, edhe pse ishte Ministër i rKulturës, Ferdinand Xhaferri bëri një gafë që ndoshta mund t’i falej, dikujt tjeter, por jo atij për postin që mbante.
Duke folur mbi kthimin e eshtrave të Ahmet Zogut e Nënë Terezës në Shqipëri, në një emission televiziv në Ora News, ai u shpreh se ishte angazhuar personalisht që të rikthente në atdhe “eshtrat e shumë personaliteteve dhe shqiptarëve të mëdhenj, mes të cilëve edhe eshtrat e Ismail Qemalit” (!!)

Replikës së moderatorit të emisionit që thoshte “me sa di unë, eshtrat e Ismail Qemalit në Shqipëri janë…”, ministri i Kulturës i Republikës iu përgjigj më shumë se njëherë, duke këmbëngulur në të vetën, madje duke shtuar se ai ishte duke negociuar vetë për këtë problem me Italinë (!!).
Eshtrat e Ismail Qemalit prehen në Vlorë. Jane levizur ne vitin 1932 nga qeveria e Ahmet Zogut. Ismail Qemali lindur ne 1844 vdiq ne Itali ne 1919, dhe trupi i tij u sol ne Kanine te Vlores, ku u varros fillimisht.

Gafa tjetër ishte në fushatë elektorale, ku premtoi edhe “përmirësim të cilësisë së diellit”.