CROTONE, ITALY - AUGUST 20: General director of Milan Marco Fassone during the Serie A match between FC Crotone and AC Milan on August 20, 2017 in Crotone, Italy. (Photo by Maurizio Lagana/Getty Images)

Ish adiminstratori i skuadrës së Milanit, Marco Fassone, ka vendosur të hedhë në gjyq kuqezinjtë për shkak të shkarkimit të tij në gushtin e kaluar. Sipas “ANSA” , këtë të mërkurë, do të mbahet edhe seanca e parë gjyqësore mes Marco Fassones dhe ish klubit të tij. Fassone përfaqësohet nga avokati Francesco Rotondi, i cili pretendon se largimi i klientit të tij ishte një shkarkim “hakmarrës” dhe prandaj kërkon anulimin e tij. Fassone u shkarkua nga detyra e tij nga kompania Elliot, të cilët e morën pronësinë e klubit nga ish-pronari, Li Yonghong.

Mësohet si ai do të kërkojë nga gjykata që të anulojë vendimin e drejtuesve të Milant dhe ta rivendosë sërish atë në postin e administratorit të deleguar.