Jemi mësuar ta shohim gjithmonë të kuruar deri në detaje dhe tepër aktive në rrjetet sociale, por kurrë më parë nuk dinim diçka më tepër rreth familjes së bashkëshortit të saj.
E ftuar ditën e sotme në emisionin e pasdites në Tv Klan tek “RUDINA” u mësua se politikania Lumturi Ratkoceri është edhe vjehrra e Floriana Garos.
Ratkoceri foli rreth marrëdhënies me moderatoren e njohur që njëkohësisht është bashkëshortja e djalit të saj.
Ajo ka folur për momentin e parë kur është takuar me Florianën.
“Shkoj ta takoj. Pashë një vajzë, të bukur, të gjatë, uau thashë, paska bukuri të tilla. Më pëlqeu. Po fliste dhe i thashë më fal po nga e morët numrin? Po s`të tha Enisi?, më tha Floriana. Unë mendoja se ishte gazetare që më donte për intervistë se kishte shumë që më merrnin në telefon gjatë asaj kohe. E kishim planifikuar të rrinim 3 çerek ore dhe qëndruam 2 orë. Kur më telefonoi djali dhe më tha: Hë si t`u duk? I thashë: U përpoqa t`i gjeja diçka që s`më pëlqente tek ajo, por s`munda.”- u shpreh Lumturia.
Ndërkohë prej më shumë se një viti, Floriana është larguar nga Shqipëria për të jetuar sëbashku me bashkëshortin dhe vajzën e saj në Zvicër.