Ndëshkimi me karton të kuq në fundin e ndeshjes mes Realit të Madridit dhe Juventusit, pas fjalëve ndaj arbitrit Oliver, i kanë kushtuar portierit Xhixhi Bufon. Pritej një vendim për të dhe vendimi është zyrtarizuar sot.

Tri ndeshje skualifikim i ka kushtuar portierit Bufon ajo sjellje, pasi ky është dënimi që UEFA ka marrë. Vendimi është publikuar në faqen zyrtare të UEFA-s. Ish-portieri i Juventusit do të humbasë tre ndeshje në Champions, nëse vendos të nënshkruajë për PSG-në.