Në një takim me mësuesit dhe nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri” në Tiranë, Kryeministri Edi Rama inkurajoi të rinjtë të ndjekin rrugën e dijes, pasi sot studimet e larta bazohen në sistemin e meritës dhe jo më të konkurseve dhe kandidimeve në mënyrë fikive.

Kjo do të thotë, sipas kryeministrit Edi Rama, se nuk ka fëmijë të pasur e të privilegjuar që të parakalojnë në listën fituese pa dije. Në këtë rast kryeministri Rama iu referuar studimeve në porgramet e mjekësisë. ‘Mjekësia nuk është më vendi i të privilegjuarve, nëse nuk do të kishte sistem merite, do të kishim sot shume ankesa për të hyrë në universitet”-u tha Rama gjimnazistëve.

Kryeministri si pjesë të suksesshme të reformës së arsimit parauniversitar vlerëson vendimin për ndarjen e lëndës së Gjuhës Shqipe nga Letërsia, praktikë e ndjekur për vite me rradhë në sistemin tonë arsimor. ‘ Gjuha shqipe është tashmë në vendin që i takon. Shqipëria ishte vend i vetëm në Europë që gjuha amtare ishte e bashkuar me letërsinë. Duke i ndarë lëndë, i hapëm rrugën e nderit Gjuhës shqipe”-tha Rama.

Reforma e Arsimit Parauniversitar nisur dhe zbatuar gjatë mandatit të parë të qeverisë, hoqi 600 tekste nga duart e nxënsve me gabime drejtëshkrimore dhe përmbajtje të papërshtatshme për ta duke marrë në konsideratë sugjerimet e ekspertëve të arsimit, mësuesve dhe prindërve.

Gjithashtu gjatë reformës afër 5 mijë mësues jashtë profilit u rregulluan për të dhënë lëndën sipas studimeve të tyre, ndërkohë që sfidë mbeten ende shkolla përkatëse.

Kryeministri Rama nuk la mënjanë batutat me të rinjtë e shkollës, duke i thënë atyre se me kënaqesië do u jepte sugjerime artistike përsa i takon lyerjes dhe fasadës së institucionit arsimor.