Lionel Messi e frymëzoi Barcelonën për ta shkatërruar 5-0 Levanten në udhëtim të dielën në La Liga, duke dhënë një performancë e cila e ka lënë pa fjalë trajnerin e tij, Ernesto Valverden. Messi shënoi tre gola dhe dhuroi dy asiste për Luis Suarezin dhe Gerard Piquen, duke qenë i përfshirë drejtpërdrejt në të gjitha pesë golat e Barçës.

Valverde u shfaq i lumtur me rezultatin dhe lojën e skuadrës së tij, ndaj një ekipi që në fund të sezonit të kaluar e mposhti 5-4 në këtë, stadium duke ia ndërprerë ecurinë prej 36 ndeshjeve pa humbje.

“Nuk e di si ta përshkruajë atë [Messin]. Nuk di sesi t’i përgjigjem pyetjes më të shpeshtë. Ai na bënë neve të luajmë, ai na dhuron gola të mahnitshëm… thjesht duhet ta shijojmë”, tha Valverde pas ndeshjes.