Krijuesi i modës franceze, Emanuel Ungaro, me origjinë italiane vdiq në Paris, njoftoi sot familja e tij.

Ungaro ishte 86 vjeç.

”Ungaro, i cili hoqi dorë nga moda në vitin 2004, ishte sëmurë prej dy vitesh”, shtoi burimi familjar.

I lindur më 13 shkurt 1933 në Aix-en-Provence (jug) në një familje emigrantësh italianë, ai u vendos në Paris në vitin 1956, ku mori mësimet e modës nga spanjolli i famshëm i kësaj fushe, Cristobal Balenciaga.