Sot opozita do të zhvillojë protestën e tetë kombëtare kundër qeverisë, por kryebashkiaku Erion Veliaj nga Zall Herri ku vijoi takimet për fushatën ironizoi Lulzim Bashën për vizitën në Gjermani. “Ata janë duke u përgatitur si do të shkojmë të shkatërrojmë Tiranën. Por e kujt është Tirana? E hasmit? Këto janë gjëra që bëhen me taksat e popullit, që në kohën e Italisë. ‘Kur je në shtëpi prej xhami mos gjuaj me gurë’. Jemi në një situatë delikate. Janë vëllezërit tanë, nuk janë armiqtë tanë. Mjaftojnë që të shohin.
Basha tha do të shkojë në Gjermani do ta takoj Merkelin, do të vijë mbështetja e jashtëzakonshme, as Merkelin nuk e takoi as mbështetje nuk mori, takoi një prift, por ne kishim në Tiranë, pse u lodh atje?! Ta kishim çuar të ishte falur këtu. Gjermania ka dalë në krah të Edi Ramës dhe me shkuar një javë para proteste dhe me takuar një prift dhe me thënë mora uratën me shkatërruar Tiranën, kjo është thyer inteligjencën. Ke lënë rrugë të hapura nga Durrës-Kukës, 21 Janari dhe deri te shitja e detit. Do të kalojë protesta sot, do të bëhen akoma më pak.
Në 2015 kam qenë me Presidentin këtu, atëherë përfaqësonte forcën tjetër të koalicionit. Ata kishin premtuar rrugët, pavarësisht se ikën nga koalicioni burri që është burrë e mban fjalën, rruga e Çekrezës dhe Kasallës është bërë. Ne nuk pyesim me kë e kemi koalicionin dhe marrëveshjen, edhe nëse një forcë e majtë shkon te prehri i Saliut, apo çamët te Dulja, PS-ja e mban fjalën” tha ai.