Lulzim Basha në një intervistë në Report Tv në “5 pyetjet” nga Ilir Babaramo, ka komentuar Kuvendin e Partisë Demokratike që u mbaj ditën e shtunë.
Basha po ashtu në fund të intervistës, foli dhe për vendimin që ka marrë Ridvan Bode, për të qenë pjesë e Bankës së Shqipërisë.
Si e gjykoni përzgjedhjen e z Bode nga qeveria Rama, ish sekretari i Përgjithshëm i PD, 8 vjet ministër Financas si anëtarë i Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë? Keni koment?
Jo s’kam asnjë koment. Sepse është një çështje që s’ka revelancë me problemet që unë përballem sot si kryetar i opozitës dhe betejën që kam për interesin publik. Këto janë gjëra që i kanë bërë në kokë të vet dhe nuk detyroj askënd të mbajë standardin e demokratit në Partinë Demokratike. Ka njerëz që duan vazhdojnë betejën, ka njerëz që rikthehen në betejë dhe janë rikthyer shumë prej tyre pasi janë larguar, disa edhe me të drejtë, për një farë kohe që kanë humbur besimin për shkak mangësive të mia në vendimarrje , por me zor në betejë nuk mbahet askush. / Lexo.al