Lirohet nga detyra zëvendësministri i Drejtësisë, Toni Gogu. Mësohet se lirimi i tij është bërë për shkak se Gogu është zgjedhur si kryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës në zgjedhjet e 30 qershorit.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetues dhe pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000. datë 30.1.2013, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave. Z. Toni Goga, zëvendësministër i Drejtësisë, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hy në fuqi menjëherë”, -thuhet në njoftimin e Këshillit të Ministrave.

Gogu mori postin si zëvendësministër i Drejtësisë, pranë ministres Etilda Gjonajt. Por edhe më parë ai ka pasur poste të rëndësishme. Prej gati 7 vitesh ka punuar drejtor juridik në Bankën e Shqipërisë si dhe drejtor i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.