Pak minuta më parë, lajmi se Muhamet Liko, pjesëtar i grupit të parodistëve të Vlorës, u nda nga jeta, trishtoi zemrat e gjithë publikut.
Muhamet Liko lindi më 26 Qershor të vitit 1955 në qytetin e Vlorës. Daljen e parë në skenë e pati në vitin 1978 në shfaqet amatore në Vlorë, ku u bashkua së bashku me 3 parodistët e tjerë. Duke mos iu ndarë skenës për 41 vite me radhë dhe duke dhuruar humor për shqiptarët. Parodistët e Vlorës fituan zemrat e të gjithë shqiptarëve me humorin e tyre brilant të ndërthurur edhe me këngën duke i mbijetuar brezave për vite të tëra.
Hera e tij e fundit që doli në skenë, ishte pikërisht para dy ditëve.
Në fund të premierës së natës së parë të premierës, u ngjit në skenë së bashku me Agron Hamon, Mane Lumanin dhe Afrim Agalliun. Ai i uroi të rinjtë për shfaqjen duke i nxitur e këshilluar që të punojnë shumë për të vazhduar traditën e bukur të humorit e parodisë vlonjate, kjo e fundit prej dekadash ka qenë eksluzivitet i 4 parodistëve të Vlorës.
Liko mban shumë tituj dhe çmime ndërsa së fundmi është vlerësuar nga Presidenti i Republikës me titullin ‘Mjeshtër i madh’.
Gjithashtu është baba i dy fëmijëve.