Noizy është i fiksuar pas luksit dhe këtë e tregon herë pas here nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale.

Reperi i njohur ka shpenzuar shifra marramendëse për ora, makina dhe pushime jashtë vendit, megjithatë s’keni parë ende asgjë.

Shtëpia e tij është ajo që i vë kapakun luksit dhe të gjithë do e donim një të tillë.

Noizy ka zbuluar pjesë të saj në Instagram dhe luksi dominon në çdo cep.

Një shtëpi kaq e madhe sa kjo ka vend për shumë njerëz dhe në të nuk mungojnë festat.

Në videot e Noizy-t shihen miqtë e tij më të mirë, teksa bëjnë namin me alkool dhe muzikë të lartë në sfond.