Deputeti i Nismës Social Demokrate, Milaim Zeka, është arrestuar sot rreth orës 09:00 nga Policia e Kosovës. Mësohet se deputet ‘i fortë’ i Kuvendit është arrestuar për shkak të kërcënimit të prokurorit special, Afrim Shefkiu.
Deputeti kërcënoi në emision live Shefkiun, duke thënë se “do t’i qërojë hesapet me prokurorin”.
“Ma përpara ia kisha falë nëse ma kish vra njërin prej fëmijëve në afekt sesa kështu me ia shkatërru njerëzve ëndrrat. Mua më kanë poshtëruar. Unë do ta ndjek këtë prokurorin tëm me gjyq, me kanun e edhe privatisht. Nuk ia fali kurrë poshtërimin. Se njerëzit tash thonë për mua: Kqyre ky hajni i vizave”, tha Zeka në emision.
Prokuroria pritet të kërkojë masë të paraburgimit prej 30 ditësh.