Në fund të Rusi 2018, FIFA ka shpërndarë çmimet individuale për këtë turne , sa u përket lojtarëve më të spikatur. Si për ironi, në ceremoni kanë munguar dy futbollistë, të cilët ishin mes fituesve të përzgjedhur nga grupi teknik, pasi kishin luajtur një ditë më parë ndeshjen e tyre ët fundit dhe nuk ishin mes finalistëve.
“Djali i Artë”, çmimi për lojtarin e ri më të mirë, i shkoi Kilian Mbape, ndërsa “Lojtari i Turneut” u fitua nga Luka Modriç, një çmim mëse i merituar për të dy pasi kanë lënë shenjë në këtë aktivitet.
Ndërkohë, në ceremoni nuk mori dot pjesë Herri Kejn, i cili fitoi “Këpucën e Artë” me 6 golat e tij në këtë turne. Ai luajti dje, ashtu si portieri më i mirë i Botërorit, i cili ishte Tibo Kurtua i Belgjikës dhe të dy kishin udhëtuar drejt vendlindjes së tyre gjatë ditës së sotme.
Ekipi Fair Play i turneut u shpall Spanja.