Duke qenë se çudirat e kanë shoqëruar këtë Botëror gjatë gjithë kohës, natyrisht që nuk mund të mbyllej pa pasur diçka të veçantë edhe në finalen e madhe. Franca arriti të fitonte Botërorin e dytë në histori, por në momentin e dhënies së medaljeve, kamerat kanë kapur një moment shumë të veçantë.

Një grua, e cila ishte përzgjedhur për të mbajtur medaljet, shihet që njërën prej tyre e fut në xhepin e xhaketës, por ndërkohë ajo është duke biseduar me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Shumë njerëz, duke parë videot që qarkullojnë në rrjetet sociale, kanë nisur të akuzojnë gruan për vjedhje.

Në fakt, persona të cilët kanë qenë afër saj, shprehen se ajo është një medalje e akredituar për t’u dhënë dhe gruaja e ka futur në xhep në mënyrë që ta ruajë, duke hedhur poshtë hipotezën e vjedhjes. Në fakt, ka mundësi të jetë e vërtetë pjesa për ruajtjen pasi Kaliniç e ka ndjekur Botërorin nga shtëpia. Ku i dihet…