Argjentina ka humbur me rezultatin 0-3 ndaj Kroacisë, teksa tashmë janë thuajse me një këmbë jashtë Botërorit të Rusisë.
Tifozët argjentinas nuk mundën të përtypnin lehtë këtë disfatë, teksa kanë shfryrë edhe ndaj tifozëve të Kroacisë, jo vetëm ndaj trajnerit të tyre, Sampaoli.
Sipas një video të publikuar së fundmi, disa tifozë të Argjentinës kanë dhunuar dy kroatë, mes grushteve dhe shqelmave. Kjo situatë ka ndodhur menjëherë në përfundimin e ndeshjes së djeshme.