Juventus ka marrë një fitore jo shumë të lehtë në transfertë kundër Atalantës.

Skuadra torineze mposhti me rezultatin 3-1 Atalantën, në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Serie-A.

Vendasit ishin ata që kaluan të parët në avantazh me anë të Gosens. 25 vjeçari shënoi me kokë pas një krosimi të Barrow.

Gonzalo Higuain përfitoi nga një rrëmujë në zonë dhe goditi me të majtën duke e çuar topin në rrjetë dhe duke vendosur baraspeshën.

Për të përbysur ndeshjen mendoji sërish Higuain i cili shënoi për 2-1.

Në këtë sfidë nuk mund të mungonte dhe Dybala. 26 vjeçari realizoji golin e tretë për skuadrën bardhezi duke vulosur kështu dhe shifrat e takimit.

Me këtë fitore, Juventus ngjitet në kuotën e 35 pikëve, në krye të klasifikimit, ndërsa pret në mbrëmje ndeshjen Torino-Inter.

Golat e takimit: