Zëvendësimi është padiskutim një nga ato momente kur një futbollist që beson se mund të japë më shumë xhindoset me trajnerin e tij, por e rëndësishme është që më pas ta kuptojë, ashtu si Ciro Immobile, që ka shënuar sot ndaj Genoas golin e pestë në kampionat në 6 ndeshje, duke shkuar më pas menjëherë te trajneri Inzaghi.

Immobile e ka përqafuar dhe ky i fundit i ka puthur kokën, duke mbyllur kështu grindjen e madhe për atë zëvendësim disa javë më parë, kur lojtari reagoi ashpër.