Një alarm për bombë ka bërë që pasagjerët e një avioni të hidhen nga krahu i tij në pistë.
Në pamjet filmike do të shikoni pasagjerët e tmerruar që hidhen menjëherë pasi hapet dera e emergjencës.
Të paktën dhjetë vetë u plagosën, shumica thyen këmbët dhe morën plagë në kokë pasi u hodhën nga krahu i avionit.
Paniku shpërtheu në avion Boeing 737 kur një burrë tha se një bombë ishte në bord.
Fatmirësisht alarmi për bombë ishte fals dhe 26-vjeçari, Frantinus Nirigi i cili përhapi panikun u arrestua nga policia.
Ngjarja ndodhi në aeroportim Supadio në qytetin Pontianak në Indonezi.j.j