France's midfielder Paul Pogba celebrates with the World Cup trophy after the Russia 2018 World Cup final football match between France and Croatia at the Luzhniki Stadium in Moscow on July 15, 2018. / AFP PHOTO / FRANCK FIFE / RESTRICTED TO EDITORIAL USE - NO MOBILE PUSH ALERTS/DOWNLOADS FRANCK FIFE/AFP/Getty Images

Festa e Francës pas triumfit në Kupën e Botës, ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit si në sheshin e madh të “Champ-Elysee” në Francë, po ashtu edhe në rrugët e Moskës e kudo tjetër ku ka francezë.

Legjitime është edhe festa e futbollistëve, të cilët arritën të bënin historinë në këtë kampionat Botëror, duke u renditur në vendin e parë falë triumfit 4-2 ndaj Kroacisë. Në videot e ndryshme të postuara në rrjetet sociale, shihet mesfushori i Mançester Junajtid, Pol Pogba i cili në festë me Kupën e Botës, bën thirrjen e famshme të Anglisë “It’s coming home”.

Në fakt, kjo shprehje nisi të merrte jetë këtë Botëror te Anglia, duke qenë se ata arritën deri në gjysmëfinale dhe Kupa e Botës dukej çdo ditë e më tepër që po shkonte në shtëpi, por edhe këtë Botëror, në shtëpi shkoi vetëm kombëtarja angleze.