Në bashkinë e Kamzës sot në mëngjes ishte kryebashkiaku i ri, Rakip Suli, dhe nëpunësit e thjeshtë të administratës. Të gjithe drejtorët që punonin me Xhelal Mziun kanë ikur me pushime. Puna e parë që kryebashkiaku socialist do bëjë, është pastrimi i zyrave.
Suli paralajmëron se do të nisë edhe një auditim për bashkinë e Kamzës pasi, siç shprehet ai, shkeljet aty duhet të kenë qenë të shumta.