Lady Gaga njihet për performancat e saj të jashtëzakonshme, me të cilat arrin të tërheqë vëmendjen e publikut.

Megjithatë së fundmi ajo ka përjetuar një moment shumë të sikletshëm në skenë, i cili i ka rrezikuar dhe jetën.

LEXO EDHE:
FOTO/ Dua Lipa lë pas Rita Orën, Adele. Por reagimi i Orës është epik
Në 30 maj artistja e njohur ka dhuruar një spektakël në Las Vegas dhe si çdo herë tjetër nuk munguan performancat e saj të veçanta.

Në një moment gjatë kohës që ishte duke kënduar mbi një robot gjigand dhe do të zbriste prej tij, Lady për pak është rrëzuar në tokë.

Por balerinët të cilët e shoqëronin gjatë performancës mundin ta shpëtonin në kohë dhe fatmirësisht koncerti nuk u ndërpre.

E gjithë skena është filmuar nga fansa të Lady Gaga-s të cilët ishin të pranishëm dhe videot i kanë publikuar në rrjete sociale.