Sot është një ditë e veçantë për tifozët e PSG-së dhe për Bufonin duke qenë se gardiani italian është grumbulluar për herë të parë me skuadrën parisiene, duke zhvilluar në këtë mënyrë edhe stërvitjen e parë.

Duke qenë se bëhet fjalë për një portieri legjendar, që ka arritur t fitojë gjithçka, tifozët e PSG-së kanë dalë duke e pritur me ceremoni portierin, ku makina e tij është shoqëruar nga qindra tifozë.