I grumbulluar nga Edoardo Reja për dy ndeshjet eliminatore të Euro 2020 ndaj Turqisë dhe Moldavisë, Ermir Lenjani ka shënuar sot në kampionatin zvicerian me kokë në sfidën mes Sionit dhe Luganos, e cila ka përfunduar 2-1 për ekipin mik.
Lenjani barazoi rezultatin në minutën e 83′, por në fund, autori i golit të parë për Luganon (Vecsei) do të realizonte sërish. Ky ishte goli i tretë për Lenjanin këtë kampionat.