Manchester United ka fituar me rezultatin minimal, 1-0, sfidën e parë të International Champions Cup, atë kundër Interit.

Ka mjaftuar një gol i talentit Greenwood në minutën 75’, për të siguruar fitore e tretë radhazi për “Djajtë e Kuq”, që ditë më parë mposhtën Leeds United dhe Perth Glory.

Për plot 90 minuta United dominoi ndaj skuadrës zikaltër, që është ende prapa në aspektin fizik, duke qenë se skuadra angleze e ka filluar më herët fazën përgatitore dhe kampionati në Angli fillon më 8 gusht.