Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mesditë në rrugën “Vaso Pasha”, në Tiranë, në zonën e Bllokut. Një b ombol gazi ka shpë rthyer brenda një apartamenti, duke lë nduar dy persona.

“BalkanWeb” ka siguruar videon e shpë rthimit të bom bolës së gazit, që siç duket ka krijuar panik të madh te qytetarët.

Siç duket dhe nga pamjet, nga shpërthimi i bom bolës e gjithë zona është mbuluar nga tymi.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se janë lënduar nga gazi dy vajza, të cilat janë dërguar drejt spitalit.

Shpërthimi ka qenë i fuqishëm, ndërsa forca të shumta policore dhe zjarrfikëse kanë rrethuar zonën dhe pritet të evakuojnë pallatin, pasi tymi i madh rrezikon të asfiksojë edhe banorë të tjerë.

(BalkanWeb)