Një ekzekutim i dobët i penalltisë ka ndodhur gjatë ndeshjes Colchester United – Tottenham Hotspur.

Skuadra nga kategoria e katërt në Angli ka shtangur të gjithë pasi eliminoi Tottenhamin në turin e 1/16 të Kupës së Ligës në Angli.

Sulmuesi Jevani Broën tentoi një goditje të penalltisë në stilin ‘Panenka’. Goditja e tij ishte aq e dobët sa që portieri Paulo Gazzaniga mund të çohej dhe të priste me lehtësi topin.

Për fat të mirë të Broën, dështimi u zbeh nga humbjet e penalltive të “Spurs” dhe në fund Colchester u kualifikua me rezultatin 4-3.